Kryesore » 2012 » Gusht » 6 » I rrjepin me bileta
12:14 PM
I rrjepin me bileta
Agjencitë kosovare turistike po ua gërditin mërgimtarëve vendin e tyre – Kosovën. Çdo familje kosovare në mërgim, varësisht prej anëtarëve, po detyrohet të paguajë minimum dy mijë euro për të ardhur deri në atdhe. Me këto para, ata thonë se do të mund të paguanin një aranzhman të plotë në një vend bregdetar si Turqia. Për të mbërritur nga Suedia deri në Kosovë dhe anasjelltas, familja treanëtarëshe Jollxhiu nga rrethi Prishtinës, ka paguar mbi dy mijë e treqind euro. Për këtë familje, këto para janë një kohë e gjatë kursimesh. Pothuajse edhe masa më e madhe e parave të planifikuara për t`i shpenzuar në vendin e tyre të lindjes. 

"A e di sa pak para më mbesin për të harxhuar në Kosovë”, thotë Bashkim Jollxhiu.

Sipas tyre, ky çmim është absolutisht i pamundshëm për mërgimtarët, ani pse po e përballojnë me zor.

Aq shtrenjtë janë biletat, thotë ai, sa mërgimtarët po detyrohen t’i reduktojnë ardhjet këtu.

Biletat, si çdo verë tjetër, edhe sivjet në sezonin veror arrijnë kulmin e shtrenjtimit.

Bileta kthyese për vendet si Gjermania e Zvicra kanë mbërritur mesatarisht mbi 500 euro. Së paku kjo është oferta fillestare që e kanë postuar në çmimoret e tyre me tepër se 20 kompani ajrore që operojnë në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus