I kërcënonin me vrasje, vetëm ta shpallnin të çmendur
Dëshmitari Sylejman Tërshana tregoi se Metush Isufajn e kanë kërcënuar e sulmuar të pandehurit për ti dërguar 200-300 mijë euro tek familja e Nazim Bllacës, që ata të thoshin publikisht se Nazimi është i sëmurë dhe për ti fsheh krimet.Në çështjen penale të njohur si "Bllaca 2” në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj gjashtë të pandehurve: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, ka dëshmuar dëshmitari i prokurorisë Sylejman Tërshana. Dëshmitari është pyetur nga i pandehuri Sadik Abazi, e të cilin dëshmitari tregoi se së bashku me Metush Isufajn e kanë përcjell tre katër herë, por datat nuk i kujtoheshin. Ai shtoi se ishte një natë para vitit të ri që e kanë përcjellur të akuzuarin deri tek hyrja e shtëpisë së tij vetëm një herë e ku ishte me BMË, por datën nuk e ka mbajtur në mend. "Pasi të kemi përcjellur atë ditë jemi takuar me ty. Po ashtu me 5 janar të vitit 2011 të kemi takuar në rrugën Monopollcë –Shtime në orën 09.20 të mëngjesit. Ti ke qenë me dy persona tjerë duke na përcjellur”, tha dëshmitari. Sylejman Tërshana, tregoi se me të akuzuarin njihen shumë mirë njëri me tjetrin që nga fëmijëria, por biznes s’kanë bërë asnjëherë bashkë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus