Hetimet nga ana e EULEX-it ndaj ish-ministrit të Transporteve Fatmir Limaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të 80 milionë eurove në këtë ministri, janë bërë pa asnjë provë konkrete, ka thënë ish-oficeri i EULEX-it, Troy Wilkinson.Ai ka thënë për RTK se hetimet ndaj Limajt kanë nisur pa asnjë provë dhe se është krijuar një përshtypje në ekipin e hetuesve se ky rast i takon një agjende politike."Sa i përket anës teknike, unë mund të flasë për atë që kam parë dhe me të cilën jam marrë. Nuk ka pasur asnjë provë, e cila është gjetur me këtë rast. Para këtyre hetimeve kam qenë i përfshirë në takimet me prokurorë dhe shefat e mi. Dhe në këto takime direkt kemi dëgjuar prokuroren Izabel Arnald, e cila ka thënë se nuk i intereson a ka prova, a jo. Ajo e donte Fatmir Limaj në burg. Ajo këtë ia ka thënë edhe shefit tim dhe shefit për krime të organizuara. Ajo ka insistuar më shumë se një herë që Limaj të arrestohej. Ka pasur shumë njerëz që e kanë dëgjuar këtë, jo vetëm unë, dhe mendoj se ata kanë frikë të dalin jashtë dhe të tregojnë se çka kanë dëgjuar, sepse frikësohen mos e humbasin punën”, ka thënë ai.Wilkinson gjithë rastin Limaj e lidh me agjendë politike dhe presionet që kanë ardhur, duke mos dashur të specifikojë se kush i kishte bërë presion prokurores Izabel Arnald, e cila ka insistuar me çdo kusht që ta burgosë Limajn."Një gjë është e qartë, se Prokuroria e donte Limajn në burg”, ka thënë Wilkinson, i cili ka qenë oficer i policisë në Departamentin Ekzekutiv për krim të organizuar, krime lufte dhe terrorizëm në kuadër të EULEX-it.Ai shprehet i gatshëm që të dalë edhe para gjykatës dhe të japë deklaratën e tij, se në rastin Limaj nuk është gjetur asnjë provë dhe se serverët e Ministrisë së Transportit, që ishin konfiskuar nga EULEX-i, nuk ishin fshirë siç ishte deklaruar më herët. Nga ana tjetër, në EULEX nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e ish-punonjësit të këtij misioni, duke thënë se hetimet kundër LImajt po bëhen në bazë të provave
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus