Kryesore » 2011»Tetor»18 » Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë!
2:21 PM
Hetimet “mrizojnë” në sirtarët e EULEX-it, kriminelët shëtisin të lirë!
Asnjë i arrestuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës, Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit.Vrasja e Bekim Kastratit e Bardhyl Ajetit po shqyrtohet nga prokurorët e EULEX-it, ndërsa vrasja e Xhemajl Mustafës, është marrë në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë nga Prokuroria Speciale për shkak të kompleksitetit, thotë zëdhënësja e Policisë së EULEX-it Ane Blanksma. Po bëhen gati 11 vjet prej se është vrarë bashkëpunëtori i gazetës "Bota sot” Xhemajl Mustafa, 10 vjet nga vrasja e gazetarit tonë Bekim Kastrati dhe më shumë se 6 vjet prej se është vrarë redaktori dhe komentatori i "Botës sot” Bardhyl Ajeti dhe nuk janë kapur autorët e këtyre vrasjeve. Është interesante se vrasja e Xhemajl Mustafës është bërë në mes të ditës, e Bardhylit në orët e vona të pasdites, ndërsa e Bekimit në orët e vona të mbrëmjes. Vrasja e Xhemajl Mustafës ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, në mesditë, vrasja e Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut, truprojë e presidentit Ibrahim Rugova, ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes, ndërsa vrasja e Bardhylit ka ndodhur në magjistralen për Gjilan në Bresalc, në orët e pasdites, në kohën kur vetura e viktimës ishte duke u tërhequr nga dëshmitari i cili e ka parë ngjarjen.Edhe përkundër vrasjes së këtyre dy gazetarëve të Kosovës dhe një bashkëpunëtori tonë, asnjëra nga organizatat e gazetarëve nga vendi nuk kanë thënë e shkruar asnjë fjalë në raportet e tyre për këto tri vrasje që kanë ndodhur në Kosovë. Derisa nga ana tjetër ata janë marrë me disa sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve e që nuk ia vlen as të citohen./BotaSot/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus