Kryesore » 2012»Prill»21 » Haraqija: E mbijetova Hagën, këto janë akuza politike
0:14 AM
Haraqija: E mbijetova Hagën, këto janë akuza politike
Dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri do të përballen me aktakuzën për shpërdorimin e detyrës zyrtare. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka njoftuar se ata akuzohen për lidhje të paligjshme të kontratave me kompanitë filmike "Concordia Pictures” dhe "Morina Films”, duke e dëmtuar buxhetin e vendit për rreth 390 mijë euro.Por, dy ish-ministrat kanë deklaruar se janë krejtësisht të pafajshëm për çfarë akuzohen.Astrit Haraqija ka deklaruar për "Tribuna Shqiptare”, se këto janë ‘lojëra politike’. "Këto i bëjnë ata që humbin, edhe u vjen inati që Astrit Haraqija po mbijeton. I kam mbijetuar 100 aktakuza deri tash, e kam mbijetuar edhe Hagën. Ata që e kanë bërë këtë lojë, unë i njoh”.Haraqija ka thënë se do t’i publikojë emrat e tyre, pasi ta marrë vendimin gjykatës, i cili beson se do të jetë në favor të tij.Ndërsa, Valton Beqiri ka deklaruar se gjithmonë është munduar për t’i respektuar ligjet. "Dhe në këtë frymë do të përpiqem që në procedurë të rregullt ligjore ta dëshmoj pafajësinë time. Dihet përgjegjësia nëse nuk realizohet ndonjë projekt, detyrat janë të ndara”.Beqiri ka deklaruar se është i interesuar që sa më shpejt të përfundojë procesi gjyqësor dhe të hiqen dyshimet.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus