Ramush Haradinaj pritet të vijë në Kosovë të enjten paradite. Burime jozyrtare e konfirmojnë ardhjen e tij pas vendimit të gjykatës së Hagës për mbrojtje në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proçes gjyqësor pritet të merret pas disa javësh. Mediat në Kosovë citojnë burime nga familja Haradinaj se avioni që do të sjellë Haradinajn do të mbërrijë rreth orës 11 të ditës së enjte, në aeroportin e Prishtinës. Vendimi i trupit gjykues të Hagës për lirimin e Haradinajt nuk është kundërshtuar as nga prokuroria e gjykatës. Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri të ish-kryeministrit të Kosovës. Gjykimi i pjesshëm i kryetarit të AAK-së nisi në korrik të vitit 2010. Ai udhëtoi për në Hagë ne kohën që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus