Sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.Në takim Haradinaj edhe një herë riafirmoi qëndrimin e tij dhe të AAK-së se SHBA-të janë një vend unik dhe se kultivimi i marrëdhënieve speciale me SHBA është i një rëndësie të veçantë për shtetin dhe popullin e Kosovës.Ai, po ashtu, e falënderoi shtetin amerikan për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin dhe ngritjen e demokracisë në vend, ka njoftuar Zyra e informacionit e AAK-së.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus