Daut Haradinaj thotë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut. E për këtë, sipas deputetit të AAK-së, Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e institucioneve të Kosovës.Në një intervistë për Express, Haradinaj flet edhe për raportet e partisë së tij me PDK-në. Thotë se do ta mbështesin Qeverinë në agjendat nacionale, derisa pohon se AAK-ja dhe PDK-ja nuk janë në armiqësi me njëra-tjetrën.Lidhur me mos përkrahjen e iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje, për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për veriun, thotë se nuk është koha për folklorizëm."Ne e kemi mbajtur qëndrimin tonë, kemi thënë se nuk është koha për folklorizëm, por është koha për veprime. Ne kemi thënë se do t’i mbështesim institucionet për të vepruar në veri, ndërsa nuk jemi ithtarë shumë të debateve, sepse mendoj se janë shterur debatet dhe kërkohet më shumë veprim”, ka thënë Haradinaj.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus