Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari” në Prishtinë. Siç njoftojnë mediat në Kosovë, Haradinaj sot ka udhëtuar nga Tribunali i Hagës drejt Prishtinës, pas vendimit të kësaj gjykate që të mbrohet i lirë. Një makinë e EULEX pritet të transportoj Haradinaj në drejtim të shtëpisë së tij. Disa qytetarë kanë dalur në Aeroportin e Prishtinës për të pritur liderin e AAK-së, edhe pse partia që drejton ai kishte bërë thirrje që të mos ketë tubim masiv i pritjes. 07: 34 - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot pritet të kthehet në Prishtinë, pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi që ai të mbrohet në liri. Gjykata e Hagës ka dështuar përballë procesit të rikthyer gjyqësor që akuzonte në bazë të disa pohimeve Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Vendimi përfundimtar nga ana e Gjykatës pritet të merret pas disa javëve.
Ardhja e Haradinajt në Kosovë është konfirmuar edhe nga familjarët e tij, të cilët konfirmuar për mediat në Prishtinë se të enjten rreth orës 11.00, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari” në Prishtinë.
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit.
Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt. Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus