Haradinaj: Brenda a jashtë, do ta ndihmojmë Qeverinë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur mbështetjen për qeverinë e vendit sa i përket dialogut me Serbinë, por ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket koalicionit. "Nuk është një temë e Aleancës: në opozitë apo në Qeveri, edhe në rast se nuk do të arrijmë marrëveshje me Thaçin, ne do të ndihmojmë qeverinë e vendit në temën e dialogut, pasi që është një proces që nuk ndërlidhet me qeverisjen”, deklaroi Haradinaj. Në kuadër të vizitave të tij, Haradinaj sot vizitoi ish-policin Mazllum Bajraktari, i cili para gjashtë vjetësh ishte lënduar dhe tani është në karrocë invalidore. Ai u lëndua gjatë përcjelljes së ministrit të atëhershëm, Fatmir Rexhepi. Një takim tjetër gjatë ditës i Haradinajt ishte me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus