Kryesore » 2012 » Mars » 28 » Hamiti, KFOR-i qe 13 vjet po pushon në Urën e Ibrit
11:57 PM
Hamiti, KFOR-i qe 13 vjet po pushon në Urën e Ibrit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Sabri Hamiti, duke folur për situatën në veri nuk ka fajësuar vetëm Qeverinë, por edhe Zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së në Kosovë - ICO-Në, EULEX-in por edhe KFOR-in, i cili sipas tij që kur është vendosur pas bombardimeve, "ka pushuar mbi Urën e Ibrit”.Nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti në emisionin Rubikon, ka deklaruar se nuk mendon se duhet të ketë ndërrim territoresh dhe kujtdo duhet t’i bëhet e qartë se ajo pjesë është Kosovë, dhe sipas tij për kufijtë e Kosovës nuk ka çfarë të bisedohet. Ai ka thënë se strukturat shtetërore të Serbisë duhet të largohen prej nga kanë ardhur dhe serbët duhet të integrohen në Kosovë, sipas paketës së Ahtisaarit, e cila sipas tij ishte një kompromis, me kusht që Kosova të pranohej si anëtare e Kombeve të Bashkuara.Ai ka kritikuar Kryeministrin Thaçi, se ka lëshuar pe kur ka pranuar fusnotën. "Mendoj se është dhënë më shumë se sa që kemi për të marrë, sepse është shumë më rëndësi se si kush anëtarësohesh në një organizatë”.I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Dell i cili e mospranimin e fusnotës e ka etiketuar LDK-në si antiamerikane, Hamiti ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan, i është gjuhë e papranueshme, sepse sipas tij dihen deklaratat e LDK-së për miqësinë e Kosovës me SHBA-të. "Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës duhet t’i mbrojë interesat e Kosovës edhe para miqve ndërkombëtar”, ka thënë ai, duke kritikuar kryeministrin Thaçi për dëgjueshmëri.Hamiti nuk ka dashur shumë të komentoi deklaratën e të parit të partisë së tij, Isa Mustafës, për ndrrimin e flamurit dhe himnit të Kosovës në rast se fiton LDK-ja. Ai duke iu larguar pyetjes së drejtpërdrejtë për këtë ka deklaruar se: "Po do ti ndërrojmë nëse LDK-ja do të fitojë zgjedhjet me 80 për qind. Apo nëse ja arrijmë që të kemi përkrahjen e një shumice të gjerë”, por njëkohësisht ka lënë të kuptohet se kjo nuk është edhe aq thjeshtë.Hamiti ka thënë se flamuri dhe himni i propozuara që moti nga ish presidenti, Ibrahim Rugova ishin më të pranueshme, sepse sipas tij, ato simbole kishin edhe ivlera nacionale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus