Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Haliti: Prokuroria të më hetoj për akuzën e Hotit
2:52 PM
Haliti: Prokuroria të më hetoj për akuzën e Hotit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar të mërkurën lidhur me akuzat e Agim Hotit, se Haliti e ka urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, duke e cilësuar si shpifje.Ai i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së shtetit që ta hetoj për akuzën e Hotit ndaj tij. "Dëshiroj të sqaroj opinion publik se akuza që bën ndaj meje qytetari i panjohur për mua, Agim Hoti, në gazetën ‘Express’ të datës 9 maj, se gjoja unë e paskam urdhëruar atë të kryej atentat ndaj ish –presidentit Ibrahim Rugova, është një shpifje e radhës kundër meje. Agim Hotin, kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti.Agim Hoti ka thënë për gazetën "Express”, se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus