Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar sot para Tribunalit të Hagës se është fajtor për shpërfillje të gjykatës, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt. "Unë jam fajtor", ka thënë Kabashi, pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e nagrkojnë atë për "refuzim të qëllimshëm për t'iu përgjigjur puetjeve të prokurorëve".Sipas rregullave të Tribunalit, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t'iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjesKabashi ulet në bankën e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës Sot, para trupit gjykues të Tribunalin e Hagës, do të paraqitet ShefqetKabashi, dëshmitari kryesor i Prokurorisë në rastin Haradinaj e të tjerët. Këtë herë, ai do të ulet në bankën e të akuzurit. Kabashi akuzohet për shpërfilljen e Tribunalit të Hagës, pasi në vitin 2007 kishte refuzuar të dëshmonte në gjykimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lahi Brahimajt. Në rigjykimin e pjesshëm ndaj këtyre tre të akuzuarve, i cili po zhvillohet këto ditë, ai u soll me detyrim, por nuk iu përgjigj shumicës së pyetjeve të prokurorisë. Për këtë arsye, trupi gjykues mori vendim që dëshmia e tij në rastin Limaj e të tjerët të pranohet si provë edhe në rastin Haradinaj e të tjerët.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus