Kryesore » 2011»Shtator»27 » Hagë, dëshmitari: UÇK rivalitet me FARK, trupat e Rugovës
12:22 PM
Hagë, dëshmitari: UÇK rivalitet me FARK, trupat e Rugovës
Një dëshmitar i marrë në mbrojtje ka dhënë këtë të hënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai ka përshkruar kryesisht rivalitetin mes UCK dhe Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), që luftuan kundrejt serbëve në vitin 1998 dhe 1999. Dëshmitari i mbrojtur, i cilësuar ndryshe 007 tha sot në Hagë se në qershor te vitit 1998 nga Shqipëria hyri një brigadë e FARK, por u urdhërua nga komandanti një dege të UCK, Haradinaj të ktheheshin nga kishin ardhur. Por, ndersa komandanti i madh i UCK ishte Hashim Thaci, (kryeministri aktual i Kosovës), FARK ishte krijuar nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova. Sipas dëshmisë, Haradinaj mbërriti në kampin e FARK, në fshatin Papracani, shtiu në ajër dhe urdhëroi komandantin e FARK, Tahir Zemaj të ikte prej aty. Zemaj, sipas dëshmitarit e kritikoi sjelljen e Haradinaj dhe e këshilloi duke thënë "Ne nuk duhet të luftojmë mes nesh”. Brigada e FARK qëndroi pak kohë në këtë fshat dhe më pas u largua. Dëshmitari pohon se ndihmësi i Haradinaj, Idriz Balaj i njohur si Togeri erdhi në FARK dhe mori 5 ushtarë në marshim me vete, të cilët më vonë u vranë. Dëshmitari thekson se ai personalisht i arratis në Malin e Zi dhe prej andej në një shtet europian ku dhe gjeti strehim. "Unë po përballesha me mundësinë për t’u vrarë dhe askush nuk do e merrte vesh nëse u vrava nga serbët apo nga shqiptarët”, tha 007 në gjyq. Ramush Haradinaj pas luftës së Kosovës sherbeu pak muaj si kryeministër në vendin e tij, por në vitin 2005 u padit për krime kundër serbëve, romëve dhe civilëve shqiptarë. Në vitin 2007, ai dhe Balaj u liruan për mungesë provash, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë, Lah Brahimaj, u dënua me gjashtë vjet në burg. Por, Paneli i Apelit i Gjykatës urdhëroi një rigjykim, duke thënë se gjyqi i parë u zhvillua në një "atmosferë ku dëshmitarët ishin të frikësuar". Gjatë procesit, disa dëshmitarë kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë refuzuar të dëshmojnë në këtë gjyq
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus