Kryesore » 2012 » Mars » 31 » Gushi, një grabitës profesionist (+VIDEO)
11:09 PM
Gushi, një grabitës profesionist (+VIDEO)
Pas arrestimit të Viktor Gushit, policia ka mundur të evidentojë 16 akte të rënda kriminale të kryer prej tij, të cilat ishin në listën e krimeve të pazbardhura prej 4 vitesh. Për një periudhe katërvjeçare, 44-vjeçari nga Patosi kishte mundur të realizonte një seri grabitjesh, katër prej të cilave kanë përfunduar me vrasje dhe plagosje të rënda. Drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj bëri të ditur disa prej detajeve të aktivitetit kriminal të Viktor Gushajt.Po përgatitej të kryente edhe vjedhjen e radhës. Ai ishte shumë i kthjellët për të kujtuar çfarë kishte bërë dhe tregonte me qartësi aktet që kishte kryer. Sa herë mbetej pa para përgatiste vjedhjen e radhës.I konsideruar si objektivi më i rëndësishëm nga policia, arrestimi i Viktor Gushajt ka marrë një nga organizimet më të mëdha policore, duke përfshirë të gjithë sektorët e policisë. Për shkak të natyrës së operacionit, mbahet e pandriçuar fusha e bashkëpunëtorëve, por sipas drejtorit të policisë së Tiranës, ndihmë të konsiderueshme dha edhe shpërblimi i vendosur prej policisë. Megjithatë, ishin imazhet filmike të kamerës së një biznesi privat që i preu zinxhirin e grabitjeve vrasësit serial që trondiste Tiranën prej katër vitesh. Viktor Gushi që pas divorcit tetë vjet më parë pranoi se ishte futur në botën e krimit fillimisht në Greqi, ku ishte dënuar për trafikim droge. Në vitin 2008 ai ishte kthyer në Shqipëri, ku ndërmori një sërë grabitjesh, kryesisht ndaj bankave. Mësohet se në total ai kishte grabitur para në vlerën e 145 mijë dollarëve. Në formimin e tij psikologjik, pjesa e rënduar mbetet vetëm ajo ndaj femrave për shkak të divorcit, për të cilat ai i ka shpjeguar përpara policisë se i qëllonte pa paralajmërim se kundërshtonin. Ai ka rrëfyer gjithçka që nga blerja e armëve në Tiranë e deri tek mënyra se si grabiste, plagosjen e arkëtares së postës tek Medreseja, arkëtares së Ujesjellës-Kanalizimeve, deri në vrasjen e fundit.Arrestimet, Nishani vlerëson policinëMinistri i Brendshëm Bujar Nishani ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit për operacionin në Vlorë dhe atë në Tiranë.Zyrtari i qeverisë theksoi se struktura e hetimit të krimit ka bërë një investigim profesional në mbështetje edhe të degëve operacionale në Tiranë dhe në Vlorë."Shpreh vlerësimin për strukturat e luftës kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Brendshme, të cilat në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provave të nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin”, u shpreh Nishani. Po ashtu ministri falenderoi qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në përmbushjen me sukses të operacioneve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus