Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Grupi kriminal Shigjeta financohet nga qeveria serbe
4:16 PM
Grupi kriminal Shigjeta financohet nga qeveria serbe
Personat e rinj që tashmë punojnë për organizatën kriminale serbe të njohur si "Shigjeta”, janë Ivan Jakshiq, që punon edhe në MUP-in e Serbisë, pastaj Vlladan Delijovanis, Branko Daniq, Dragan Pantiq, Nenad Radojkoviq, Millosh Iliq, Ivo Vuçiniq, Milan Vllashkoviq, Branisllav Antiq dhe Oliver Milenoviq.Ky grup të rinjsh, është duke u trajnuar nga Branisllav Millanoviq.Ky grupim kriminal ka për detyrë të kontrollojë veriun e Mitrovicës, barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, atë në afërsi të Kërshit të Dudit në Zupç, atë te Shkolla Teknike, si dhe lagjen Kroi i Vitakut.
Gjithashtu, ky grup kriminal serb kontrollon edhe Zveçanin dhe barrikadën në Rudare."Shigjetat” është një grup që paguhet nga Qeveria e Serbisë përmes njerëzve të saj në Kosovë që janë në funksion si kryetarë ilegalë të komunave në veri, dhe drejtuar nga të ashtuquajturat organizata punuese "Elektrodistribucioni i Serbisë”, organizatat komunale, njësia e zjarrfikësve, pra pagesa nuk bëhet direkt nga Beogradi, por përmes këtyre organizatave, i ka thënë portalit Lajmeshqip një burim i mirinformuar. 
Këta persona paguhen nga 300-500 euro në muaj, në varësi nga detyrat që bëjnë, por kur kanë ndonjë punë të jashtëzakonshme ata paguhen ekstra edhe me 50-100 euro, në varësi nga rreziku i aksionit që e ndërmarrin.

Për këtë grup njerëzish, të gjithë me të kaluar kriminale, pagesa bëhet menjëherë pas aksionit. Personat kryesorë te të cilët arrijnë paratë nga Serbia janë drejtori i përgjithshëm i "Elektrodistribucionit të Serbisë” në Kosovë, Radoje Kreçkoviq.

Më pas ai këto para i transferon në llogarinë e ndihmësit të tij, Sinisha Vuksanoviq e më pas paratë dërgohen në llogarinë e Ndërmarrjes Komunale për Pastrim, te drejtori i saj Vlladimir Rakiq.

Grupi kriminal serb ‘Shigjeta’ është i vendosur në objektin e zjarrfikësve, në Lagjen e Boshnjakëve, dhe ata kanë shkëmbyer zjarr gjatë mbrëmjes të së premtes me të tjera grupe kriminale që operojnë prej kohësh në Mitrovicë dhe që u shfaqën menjëherë fuqishëm me ngritjen e barrikadave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus