Kryesore » 2012 » Nëntor » 14 » Grupe shqiptarësh në luftë frontale kundër Assadit
1:22 PM
Grupe shqiptarësh në luftë frontale kundër Assadit
Naman Demolli, i vrarë javën e shkuar, nuk është shqiptari i vetëm i rreshtuar në krah të rebelëve në Siri, ku luftojnë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ka edhe shumë të tjerë.Fotoreporteri Vedat Xhymshiti ka thënë të ketë takuar sivjet së paku dy grupe shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik. Disa muaj rresht Xhymshiti ka qëndruar në vatrat ku janë zhvilluar luftimet, nga ku ka raportuar për disa media të mëdha ndërkombëtare. Tani ai është në Kosovë dhe ka treguar për takimet me bashkëkombësit e tij në shtetin ku nga marsi i vitit të shkuar ka filluar kryengritja e armatosur kundër presidentit Al-Assad.

"Më kanë kërkuar që t’ua ruaj privatësinë dhe që identitetin të mos e paraqes për publikun dhe normalisht nuk kam shkruar”, ka treguar ai. "Veç, mund të konfirmoj se ka shqiptar në Siri që luftojnë në krahun e forcave rebele”.

Xhymshiti kishte shkuar në muajin maj në Siri, nëpërmjet Turqisë, dhe ka vepruar vetëm në terrenin e kontrolluar nga kryengritësit. Kontaktin me grupin e parë të shqiptarëve që vepronin në qytetin Rastan, i cili ndodhet në provincën e Alepos, thotë ta ketë mbërritur nëpërmjet një komandanti të kryengritësve, i cili ia dinte prejardhjen dhe kombësinë. Me grupin e dytë, thotë të jetë takuar rastësisht.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus