Shpresa Agani, gruaja e ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, është bërë "ministre” e Gjinekologjisë. Ajo punon në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe është bërë e padurueshme për një pjesë të kolegëve të saj me të cilët punon në këtë klinikë. Sipas kolegëve të saj, ajo hyn dhe del kur të dojë në klonike dhe orarin e punës e ben vetë."Ajo sillet sikur bos dhe nuk ia ndien për askënd. Vjen sa herë që i teket dhe punon vetëm atëherë kur i teket. Ajo as për kujdestari nuk mërzitet. Kjo situatë ka ndodhur që prej se në krye të shëndetësisë kosovare ka ardhur burri i saj Ferid Agani” ka thënë në kushte anonimiteti një nga mjekët e kësaj klinike.
Mosardhjen në punë sipas kontratës, nuk e ka mohuar as drejtori i Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike në QKUK, Shefqet Lulaj.
Ai e ka pranuar që Shpresa Agani është e parregullt në punë.
E kjo e fundit i ka mohuar akuzat, duke thënë se i dëgjon për herë të parë.
Ajo ka thënë se është e përgjegjshme në punë dhe se respekton kolegët e saj, shkruan "Zëri”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus