Kryesore » 2011»Shtator»8 » Greqi, parlamenti voton projektligjin për ndërtimin e xhamisë
7:53 AM
Greqi, parlamenti voton projektligjin për ndërtimin e xhamisë
Parlamenti grek votoi projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë, si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve myslimanë. Në Athinë, kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami, jetojnë rreth një milion myslimanë nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India. Ritet fetare bëheshin në qendra kulturore, salla apo shtëpi ndërsa myslimanët në Athinë nuk kanë as varrezat e tyre.Debatet për ndërtimin e një xhamie në Athinë datojnë nga viti 1983. Parashikohet që ndërtimi i xhamisë të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe të ketë kapacitet për 350 persona. Ndërtimi i tempullit mysliman do të financohet nga shteti grek.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus