Kryesore » 2012 » Qershor » 25 » “Grandi” javën e ardhshme i rikthehet AKP-së
1:55 PM
“Grandi” javën e ardhshme i rikthehet AKP-së
Pavarësisht mospajtimeve, Hoteli "Grand” nga java e ardhshme do t’i kthehet në pronësi AKP-së, raporton KTV-ja. Zyrtarë të kësaj të fundit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rifutjes në shitje të këtij hoteli që ka ngjallur reagime dhe akuza të shumta për kërkim ryshfeti. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kthimin e Hotelit Grand nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.Zyrtarë të kësaj të fundit i kanë thënë KTV-së se po presin që deri të enjten të përfundojë i gjithë procesi i kthimit, pasi që në mungesë të certifikatës së biznesit, të cilën e mban Zelqif Berisha.Berisha nuk ka dorëzuar certifikatën e biznesit, duke shtyrë AKP-në që ta marrë kopjen e certifikatës për të kërkuar nga Ministria e Financave kryerjen e pagesën prej 2.500 eurosh pronarit të deritashëm me çka dhe të përfundojë procesin e kthimit të aksioneve.Drejtori menaxhues i AKP-së ka thënë se pas këtyre hapave do të bëhet verifikimi i gjendjes së hotelit.Por, nuk është vetëm ky hotel në qendër të Prishtinës që po vazhdon t’i shkaktojë kokëçarje AKP-së.

Bordi i AKP-së nuk është ndarë i kënaqur me investimet e bëra në ndërmarrjen Agrokosova, pasi që këto investime janë bërë me anë të kompensimeve.

Një lëvizje pozitive, sipas Llukës, është bërë për fabrikën e duhanit në Gjilan.

Kurse miniera XIM Strezovci, pritet të dalë edhe një herë në shitje, mirëpo pas kthimit të disa aseteve, të cilat janë marrë nga kjo minierë dhe janë transferuar në minierën XIM Goleshit, e blerë po nga i njëjti biznesmen që i është marrë miniera e Strezovcit.

Blerësit e këtyre ndërmarrjeve të privatizuara, nëpërmjet spin off-it special nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, vazhdojnë të kenë probleme në plotësimin e kushteve të parashtruara në kontratë duke marrë kështu me miliona euro penallti, por që nuk e kanë ndryshuar aspak situatën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus