Kryesore » 2012 » Shkurt » 2 » Grafite fyese në xhaminë e Manastirit
8:23 AM
Grafite fyese në xhaminë e Manastirit
Çfarë do problemi që ndodh nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë reflektohet në Manastir. "Smrt za shiptari” (vdekje për shqiptarët) dhe disa kryqe janë shënuar në murin e Xhamisë Isak në qendër të Manastirit. Grafitet fyese dhe sloganet janë shkruar me të kuq në alfabetin latin. Myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu thotë për "Lajm” se nuk kanë më parullë tjetër veç kësaj për të shkruar nëpër xhamitë e Manastirit. "Nëse i merrnim parasysh këto parulla deri më tani nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptar. Çdo ngjarje që ngjet nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë, qoftë në Strugë, Tetovë apo Gostivar nuk mbetet pa u reflektuar në Manastir”, thotë Veliu. Ai sqaron se gjatë vitit të kaluar nëpër xhamitë e Manastirit në 30 raste janë shënuar grafite fyese kundër shqiptarëve, ndërsa në 20 raste të tjera janë thyer dyert ose dritaret e xhamive. "Policia deri më tani nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka zbardhur asnjërin prej rasteve të përmendura më lartë. Dyshojmë se vetë policia është e implikuar në këto çështje. Ne do të ngremë kallëzim penal për të gjitha ndodhitë e fundit”, thotë ai. Veliu sqaron se rastin e kanë paraqitur në polici, edhe pse nuk shpresojnë se ajo do ti gjejë autorët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus