Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka penguar tre policë dhe një prokuror, të enjten, që të kryejnë hetime në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.Ndërhyrja e tij nuk i ka lënë ata të kryejnë detyrën e tyre zyrtare për të cilin kishin shkuar atje. Prokurori dhe hetuesit ndodheshin para dyerve të Kuvendit pas rrahjes që kishte ndodhur në mes të dy deputetëve të PDK-së dhe dy të VV-së pak pas mesditës, shkruan "Koha Ditore”. Madje nuk janë lejuar të flasin me katër deputetët, Latif Gashi, Bekim Haxhiu, Rexhep Selimi e Florin Krasniqi, të cilët ishin përfshirë në rrahje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus