Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » Grabovci: Dikush në EULEX po na shantazhon!
2:38 AM
Grabovci: Dikush në EULEX po na shantazhon!
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor. Grabovci thotë se megjithatë do të bashkëpunonte me EULEX-in për ta sqaruar këtë çështje. "Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Grabovci, për "Tribuna Shqiptare”.Grabovci thekson se ai personalisht ka kanale të veçanta të komunikimit dhe ka rol të veçantë për të koordinuar punët me zyrtarë të Qeverisë, të Kuvendit dhe të institucioneve tjera. Sipas Grabovcit, publikimi i incizimeve është shkelje e rëndë e privatësisë, ndërsa nuk ka lënë të kuptojë se do të kërkonte falje, ashtu siç ka kërkuar kryeparlamentari Jakup Krasniqi. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus