Goditet grupi kriminal shqiptaro-serb, 10 të arrestuar
Policia e Kosovës gjatë një aksioni të koduar me emrin "Ibri”, ka bërë të mundur arrestimin e 10 personave si pjesë e një bande shqiptaro-serbe. Të arrestuarit akuzohen për kryerjen e krimeve të ndryshme, si vjedhje të makinave, mashtrime, shitje të substancave narkotike dhe armëve.Siç raporton Express, në njoftimin e policisë thuhet se "gjatë realizimit të këtij plani policor janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në disa lokacione të Prishtinës, Graqanicë dhe Lipjan, ku janë arrestuar 10 persona të dyshuar dhe janë konfiskuar sende të ndryshme si prova të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Të arrestuarit janë;
1. Radovan. Zh (1983) Serb/Kosovar
2. Milan. S ( 1985) Serb/Kosovar
3. Ivica. E (1984) Serb/Serbisë
4. Ivan . S ( 1987) Serb/Kosovar
5. Ivana. S (1988) Serbe/Kosovare
6. Blerim. N (1976) Shqiptar/Kosovar
7. Bekim. A (1972) Shqiptar/Kosovar
8. Urosh. J (1983) Serb/Kosovar
9. Nenad. K (1982) Serb/Kosovar
10. Maja. D (1987) Serbe/Kosovare.
Policia ka sekuestruar, 7 makina të llojeve të ndryshme, 3 pistoleta kalibrash të ndryshëm, 14 fishekë, 3 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë, dhe një serë dokumentedhe dhe objektesh te tjera që shërbenin për veprimtarinë e grupit kriminal.
Personat e dyshimtë për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar (serbë dhe shqiptarë) duke vjedhur makina të ndryshme në rajone të ndryshme të Kosovës, pastaj i dërgonin në veri të Mitrovicës dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e makinave të vjedhura tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha parash. Po ashtu ky grup dyshohet se merreshin edhe me veprimtari të tjera kriminale, si trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus