Në Kosovë gjykatësit ngurrojnë t’i gjykojnë politikanët. Këtë e argumenton më së miri refuzimi i gjykatësve vendorë për të gjykuar lëndën, ku i akuzuar është kryeministri Hashim Thaçi. Ai, muaj më parë, është paditur për shpifje nga deputeti i "Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, por lënda ka mbetur në proces si pasojë e hezitimit të gjykatësve të Gjykatës Komunale të Prishtinës për t’u marrë me të. Paditësi kundër kryeministrit Thaci, Florin Krasniqi, ka deklaruar për "Kohën Ditore” se gjyqtarët kanë refuzuar të merren me këtë lëndë dhe për pasojë është kërkuar që ajo të hidhet me short. Më pas gjyqtarët kanë kërkuar që lënda të gjykohet nga EULEX-i, e jo nga ata.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus