Kryesore » 2012»Mars»30 » Gjyqi i Milloshevic është paguar nga Sadam Husein
1:44 PM
Gjyqi i Milloshevic është paguar nga Sadam Husein
"Ish-udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein ka ndihmuar financiarisht Sllobodan Milloshevicin gjatë gjykimit në Hagë”. Keshtu eshte shprehur ish-avokatja e diktatorit irakian, Bushra Halil."I tërë procesi ka kërkuar shpenzime të mëdha. Shërbimet e avokaturës kanë kushtuar shumë dhe Husein, duke e ndjerë se çfarë do të ndodhte ka vendosur të mbështesë presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë”, ka thënë Halil për mediat e huaja."A duhet shpjeguar se çfarë e ka motivuar Sadam Huseinin? A e ka parashikuar ai situatën që po ndodh sot në vendet arabe dhe situatën me doktrinën gjeopolitike në botë”, ka pyetur ajo.Sipas Halilit, "shkelja e sovranitetit” ka nisur në Jugosllavi. Të gjitha ngjarjet që kanë pasuar "si cunami” në të gjitha kontinentet e dëshmojnë një gjë të tillë, ka thënë ajo.Sadam Husein është rrëzuar në prill të vitit 2003 dhe është ekzekutuar me varje. Bushra Halil e ka mbrojtur para gjykatës. (rel)
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus