Më 7 mars 2009 shqiptari nga Kosova, atëbotë 20 vjeçar, pa ndonjë motiv të qartë e kishte ekzekutuar të dashurën e tij, Celine Franck, një zvicerane 16 vjeçe. Më 6 shkurt do të fillojë gjykimi i kosovarit, të cilin akuza e ngarkon me veprën penale vrasje të rëndë.Pasi kishte shtënë me armë në të, në veturë, afër qendrës tregtare Volkiland të Volketswilit,ai e dërgon në spital vajzën e plagosur rëndë, ku ajo vdes shumë shpejt.Gjatë marrjes së parë në pyetje, kosovari kishte deklaruar se deri sa ai po rrinte në veturë me vajzën tashmë të ndjerë, dikush kishte shtënë me armë drejt saj. Ky version i tij nuk kishte bindur hetuesit kështu që në këtë rast ishte involvuar prokurori duke urdhëruar burg hetues.Ditën pasuese 20 vjeçari kishte pranuar veprën dhe prej atëherë ndodhet në burg. Më 6 shkurt ky rast do të gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Uster, shkruan Tages Anzeiger.Prokurori Adrian Kägi në padinë e tij ngarkon dorasin me veprën penale vrasje të rëndë, rrezikim jete dhe armëmbajtje pa leje. Sipas përshkrimit të bërë në akuzë, i fajësuari i ka drejtuar viktimës revolen nga afërsia në qafë dhe e ka vrarë atë me një të shtënë të qëllimtë. Ajo, sipas akuzës, është viktimë e një vrasjeje gjakftohtë.Mbetet i paqartë motivi që ka shtyrë kosovarin të vriste vajzën me të cilën ishin bashkë vetëm dy javë. Sipas prokurorit, bëhet fjalë për "arsye absolutisht të parëndësishme".Pak minuta para vrasjes, dorasi kishte marrë një telefonatë nga një mike tjetër paralele (ai i kishte tri të tilla njëkohësisht). Kjo telefonatë kishte acaruar gjendjen në mes të dy të rinjve. Për pasojë, "i akuzuari e ndjen Celine Franck si një ngarkesë, në gjendjen kur, pak para vrasjes, ajo e kishte kuptuar se i dashuri i saj kishte marrëdhënie intime njëkohësisht me tri femra", thuhet në aktakuzë.Prokurori fajëson të akuzuarin po ashtu edhe për rrezikim jete. Rreth një javë para vrasjes, ai e kishte goditur atë me shuplakë dhe e kishte kërcënuar duke i shkaktuar një therje me thikë në qafë. Pikërisht në vendin ku pas një jave do t`ia drejtonte revolen dhe do ta vriste.Për veprën vrasje e rëndë, ligjet zvicerane parashikojnë dënim nga 10 vjet deri në burg të përjetshëm.Vajza e vrarë ishte nxënëse e gjimnazit, bija e një zyrtari të një kompanie sigurimesh të Cyrihut, ndërsa dorasi kosovar vinte nga një familje punëtorësh dhe vetë ishte punëtor në tregti. Ai jetonte me familjen në oetwil am See, ndërsa vajza e ndjerë, në Cyrih.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus