Kryesore » 2011»Qershor»5 » Gjukanoviq kundër ndarjes, fton Serbinë të njohë Kosovën
11:42 AM
Gjukanoviq kundër ndarjes, fton Serbinë të njohë Kosovën
Në një intervistë për gazetën "Dnevnik’ të Novi Sadit ish- kryeministri dhe kryetari disa vjeçar i Malit të Zi, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq ka thënë se çështje e hapur janë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të cilat, duhet të zgjidhen. "Kur them kështu, ka thënë Gjukanoviq, nuk mendoj se zgjidhja është në presionin kundër Beogradit për ta njohur pavarësinë kosovare, sepse e kuptoj se Serbia aktualisht nuk është e gatshme ta bëjë këtë. E nuk më duke që edhe njohja nga Beogradi është e vetmja ajo që mungon në mënyrë që Serbia dhe Kosova t’i kryenin detyrat parësore të shtëpisë të cila do t’i kualifikonin për të ardhmen afërt euroatlantike. Megjithëkëtë, nuk kontestohet se kemi shumë probleme në bashkëpunimin rajonal dhe ky na duhet aq shumë për të gjithë në përgatitjen e jetës së përbashkët në BE dhe në NATO. Dhe kjo ndodh mu për shkak të mungesës së komunikimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Kjo disi duhet të tejkalohet, duhet të gjendet bashkëjetesa e Serbisë dhe Kosovës. Sepse gjendja aktuale, me të cilën bëhet përpjekje që të mbetet e hapur çështja e Kosovës, u bën dëm të dy palëve: Serbia humb hapin drejt integrimeve evropiane, e mbrojtja e pavarësisë së rrezikuar është alibi i mirë që Kosova të mos u përkushtohet si duhet temave që janë prioritet real i saj: ndërtimi i institucioneve, zhvillimi i demokracisë, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, kthimi i refugjatëve, mbrojta e trashëgimisë kulturore. Në pyetjen se çfarë mendon për ndarjen e Kosovës, Gjukanoviq është përgjigjur: "Serbia, duke u nisur nga realitetit, duhet të njohë pavarësinë e Kosovës e pastaj të dy shtetet do t’i kthehen të ardhmes dhe integrimeve euroatlantike.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus