Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Gjermania zgjat mandatin e forcave të saj në Kosovë
2:59 PM
Gjermania zgjat mandatin e forcave të saj në Kosovë
Qeveria e Gjermanisë ka vendosur zgjatjen edhe për një vit të mandatit të forcave të armatosura në Kosovë, të cilat ndodhen në përbërje të misionit paqeruajtës KFOR.Vendimin e sotëm të qeverisë deri në fund të muajit duhet ta konfirmojë edhe parlamenti federal i Bundestagut.Aktualisht, në mesin e 5,700 forcave ndërkombëtare në Kosovë ndodhen 900 ushtarë gjermanë, qe perben edhe kontingjentin më te madh kombëtar.Ditë më parë, Bundesveri (Forca Federale Mbrojtëse) ka dërguar 550 forca shtesë në Kosovë, të cilat do të kujdesen për situatën e sigurisë në prag dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë.Kjo e fundit pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës. Shpenzimet e zgjatjes njëvjeçare të mandatit të ushtarëve gjermanë në KFOR thuhet se kapin vlerën e 68 milionë eurove.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus