Nuk janë peshq të mëdhenj por të vegjël. Në Prizren të enjten janë arrestuar gjashtë persona që merren me përgatitjen e shoferëve dhe një ekzaminer në cilësi të personave të dyshuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të gjashtit kanë konsumuar elemente të veprës penale si: shpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit, falsifikim i dokumenteve zyrtare. "Gjatë një hetimi disa mujorë janë siguruar prova se të dyshuarit në bashkëveprim për një kohë të gjatë, kanë futur në teste dhe vozitje për patentë shoferi kandidatë pa i përfillur procedurat dhe nga ata kanë marrë shuma parash deri 850 euro, varësisht prej kategorisë, po ashtu kanë futur në teste njerëz të tjerë me identitet të rrejshëm për t’i kaluar kandidatët pa qenë fare prezent ne testim” thuhet në komunikatën e policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se disa nga kandidatët janë pajisur me pajisje të ndryshme komunikimi për t’ua mundësuar dhënën e testit. Janë siguruar prova se disa shofer janë pajisur me patentë shofer pa ditur fare shkrim lexim.
Të arrestuar janë: Ramadan P.; Pjetër B.; Ruzhdi Th. ;Muharrem A.; Idriz G. Dhe Jetmir B
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus