Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari nuk është lejuar të premten nga kreu i Komunsë Gjakovë që të bëjë hapjen e ceremonisë për fillimin e punimeve të Qendrës Inovative në Gjakovë, të financuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vlerë prej 200 mijë euro."Këtu nuk ka hapësirë për politikë dhe nuk ka hapësirë që ne të shtyhemi nga një e kaluar dhe sot të vuajnë të rinjtë e Gjakovës. Është hera e parë që si zëvendëskryeministre pata një eksperiencë të tillë dhe jam e sigurt se sikur të shkoja në njërën nga 36 komuna do ta mirëpritnin këtë projekt”, theksoi Kusari. Ndërsa zyra për Informim e Komunës së Gjakovës njoftoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nuk ka vepruar sipas kësaj Marrëveshje, duke anashkaluar plotësimin dhe rregullimin e dokumentacionit përkatës, për pasjen me leje ndërtimi, dhe pëlqimin nga Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve respektivisht nga Instituti për Mbrojtën e Monumenteve Historike.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sipas ligjit dhe marrëveshjes së mirëkuptimit nuk ka parashtruar kërkesën për leje ndërtimi të këtij objekti, në Drejtorin e Urbanizmit dhe ndërkohë nuk ka marrë pëlqimin nga Ministra e Rinisë dhe Sporteve respektivisht nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Historike, pasi ambienti ku është caktuar ngritja e këtij objekti të kësaj qendre, është nën mbrojtjen e këtij institucioni.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus