Ymer Krasniqi (37) ia pa sherrin një traktori me zall. Nga kjo edhe e gjeti vdekjen, bashkë me vajzën e tij 10-vjeçare. Vetëm gjashtë muaji pasi doli nga burgu, ai vendosi që bashkë me dy fëmijët e tij, Arbnorin dhe Arbnoren, të nisen drejt Milloshevës për të marrë zall. Kjo ishte hera e fundit që Fatmirja e pa burrin, Ymerin dhe vajzën e saj, Arbnoren. Të shtunën, dy orë pasi burri i saj u nis bashkë me dy fëmijët nga shtëpia drejt Milloshevës, Fatmirja mori lajmin më të hidhur në jetë. Ajo e kuptoi se kurrë më nuk do t’i shohë të gjallë, as burrin, as vajzën e saj. E djali, edhe pse i plagosur në qafë, ka shpëtuar i gjallë. Fatmirja tash ka mbetur vetëm me dy fëmijët, Arbnorin 11-vjeçar dhe Krenaren 5-vjeçare, derisa po pret ta sjellë në jetë edhe një vajzë tjetër, për të cilën thotë se ndjen më së shumti keqardhje. "Të lind një fëmijë pa e parë asnjëherë babin e saj është e tmerrshme”, rrëfen Fatmirja për Express, derisa nuk ndalet së qari. E shkaku që kjo grua humbi burrin edhe vajzën për një ditë, ishte një problem i vjetër që Ymeri kishte me familjen e axhës së tij. Fatmirja rrëfen se rreth katër vjet më parë, ka ndodhur një vrasje në familjen e axhës së burrit të saj të ndjerë. "Prej atëherë, Ymeri ka qenë i burgosur, pasi axha i tij e ka akuzuar se ky ia ka vrarë djalin”, tregon Fatmirja. Sipas kësaj gruaje, Ymeri tashmë i ndjerë është liruar nga burgu vetëm gjashtë muaj më parë. "Ymeri ka qenë në burg për tri vjet e gjysmë. Para gjashtë muajsh, gjykata e ka shpallur të pafajshëm dhe e ka liruar”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus