Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka thënë se e di kush e vrau ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn.Geci ka thënë se si dëshmi ka incizim dhe për këtë është në dijeni edhe nipi i Tahirit, Armend Zemaj, që aktualisht është deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës."Nipit të Tahir Zemës që është sot në Kuvend, unë ja kam dhanë incizimin se kush e ka vra Tahir Zemën, ai e di, dhe nuk guxon me qitë. I kam thanë publikojë burrë se migjën ta kanë vra", ka thënë Geci për televizionin "1-st Channel". Tahir Zemaj u vra 4 janari të vitit 2003, së bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. As pas 9 vjetësh, kjo vrasje që ndodhi para fabrikës së birrës në Pejë, nuk është zbardhur.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus