Kryesore » 2012»Maj»3 » Gazetarët bojkotojnë institucionet dhe partitë politike
9:23 AM
Gazetarët bojkotojnë institucionet dhe partitë politike
Gazetarët sot, me rastin e 3 Majit -Ditës së lirisë së shprehjes, do të bojkotojnë institucionet qendrore dhe subjektet politike, për të kërkuar kthimin në Kuvend të Kodit të ri penal, pasi sipas tyre, nenet 37 dhe 38 cenojnë lirinë e shprehjes.Bojkot, sepse liria e shtypit nuk negociohet.Bojkot, sepse me Kodin e ri Penal, liria e shtypit fundoset.Bojkot, sepse Kodi i ri Penal duhet të rikthehet në Kuvend dhe nenet 37 e 38 duhet të hiqen. Asociacioni i Gazetareve Profesionistë të Kosovës, Ditën e Lirisë së Shtypit, do ta shënojë më një sërë aktivitetesh që do të mbahen në kryeqytetin e Kosovës, në KInemanë ABC dhe sheshin në qendër të Prishtinës.
Në mesin e tyre ka debate, tryeza të rrumbullakëta, aktivitete kulturore, por do të shfaqet edhe një film dokumentar i përgatitur enkas për këtë ditë.
Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, organizon tryezë me temën: "Sfidat e tanishme të gazetarisë në Kosovë”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus