Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Gashi jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit
4:54 PM
Gashi jep dorëheqje nga posti i zëvendësministrit
Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Qeverisë dhe kryeministrit Hashim Thaçi, të hënën pasdite. 
Lajmin për dorëheqjen e Ibrahim Gashit e kanë plasuar disa portale, por vetë Gashi e ka mohuar një gjë të tillë.Mirëpo, ai ka nuk e ka përjashtuar mundësinë që ditëve në vijim ta bëjë një gjë të tillë.
"Jo nuk kam dhënë dorëheqje dhe nuk e di kush e ka shkuar këtë. Mirëpo, mund edhe të ndodh një dorëheqje nga pozita e zv/ministrit”, ka thënë Gashi për ORAinfo.Dorëheqjen e mundshme, ai e ka arsyetuar me angazhim e madh familjar dhe universitar, mirëpo nuk ka pranuar të komentojë nëse këtë e bën për të kandiduar në postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, siç spekulohet në media.Në këtë pozitë Gashi kishte ardhur nga radhët e partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), e cila është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus