Adem Salihaj, ish bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, dhe i emëruar nga ai zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se për çdo ditë po zbulohet "ndonjë krim dhe për çdo ditë po zbulohet fytyra monstruoze e krimit”. "Me vite e vite kriminelët në Kosovë janë paraqitur si engjëj dhe njerëz kombëtar, për çdo ditë patriotët janë fyer e akuzuar si tradhtarë”, thotë Salihaj për "Bota sot”, duke shtuar se e vërteta megjithëse vonohet, ajo del në shesh."Ata që vranë sa e sa patriotë, si Xhemajl Mustafa, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Idriz Rreci, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Enver Maloku, Ekrem Rexha e shumë e shumë të tjerë, ata deshën ta vrasin edhe Presidentin Rugova”, thotë Salihaj. Ai thotë se ishte një përpjekje për t’iu kundërvënë edhe historisë. "Deshën ta vrasin njeriun që ia hapi të gjitha dyert Kosovës dhe e futi në të gjitha agjendat botërore, njeriun që ia hapi dyert e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thotë Salihaj. Ai flet me përbuzje për këta njerëz. "Këta janë kriminelë dhe tradhtarë të kombit, këta edhe sot zgërdhihen nga karriget e parlamentit e të qeverisë së Kosovës, këta po e fundosin Kosovën çdo ditë e më shumë, këta e kanë futur Kosovën në të gjitha agjendat e diplomacisë europiane e botërore për të keq dhe po e shkatërrojnë imazhin e mirë që kishte krijuar për Kosovën Presidenti Rugova”, thotë Salihaj, sipas të cilit e vërteta po del në shesh dhe se populli një ditë do ta kuptojë se këtë "të keqe të madhe duhet shporrur nga Kosova”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus