Kryesore » 2012 » Mars » 22 » FSK trajnohet nga Ushtria e Turqisë
3:09 PM
FSK trajnohet nga Ushtria e Turqisë
Një grup prej 33 pjesëtarëve është nisur për në Turqi për tu trajnuar në Operacionet mbështetëse të paqes.
Agim Çeku, ministër i FSK-së, tha se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, kanë ofruar mundësi trajnimi për FSK-në për pjesëmarrje në operacionet paqësore kudo nëpër botë. Në ceremoninë e përcjelljes së Togut të FSK-së për në Republikën e Turqisë, mori pjesë edhe kolonel Yucel Keles, përfaqësues i Ushtrisë Turke në Kosovë, i cili shprehu kënaqësinë që ky projekt që buron nga Marrëveshja bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke po realizohet dhe se trajnimi i FSK-së për Operacione Mbështetëse të Paqes është njëra prej formave të mbështetjes që Ushtria e Republikës së Turqisë ka ofruar për FSK-në.Togu i Forcës së Sigurisë të Kosovës, (33 pjesëtarë), të cilët udhëtuan për në Turqi, do të zhvillojë një trajnim (22 mars-26 prill), në Brigadën e 28 të Korpusit të Tretë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Turqisë dhe në Qendrën e Partneritetit për Paqe, në Ankara.Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, për Operacione Mbështetëse të Paqes
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus