Plumba edhe për punëtorët e KEK-ut. Ata u nisën në mëngjes drej fshatit Letanc të komunës së Podujevës për të shkyçur disa familje por hasën në plumbat e fshatarëve. Sipas njoftimeve të KEK-ut, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë punëtor ndërsa vetura është goditur me 7 plumba nga ana e sulmuesit të panjohur deri tash."Punëtorët mënjëherë e kanë lajmëruar rastin tek Policia e Kosovës", thuhet në komunikatë dhe KEK njëherësh dënon incidentin."KEK e dënon fuqishëm këtë akt vandal dhe të papranueshëm dhe kërkon nga organet e rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe t’i dërgojnë fajtorët para drejtësisë në mënyrë që fajtorët të marrin dënimin e merituar.Sulmi i punëtorëve të korporatës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, siç është edhe rasti i sotëm gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar janë pengesë e madhe për kryerjen e misionit të korporatës" përfundon komunikata
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus