Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
8:04 PM
Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Franca ka rikonfirmuar mbështetjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian, njoftoi ministria e punëve të jashtme e Kosovës.
Pas takimit me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht po qëndron në Paris, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Francës , Alën Xhyupe tha:
"Ne edhe më herët kemi mbështetur Kosovën për sigurimin e njohjeve dhe këtë do të bëjmë edhe në të ardhmen”.

Shefi i diplomacisë kosovare Hoxhaj, ndërkaq, kërkoi ndihmën e Francës për procesin e liberalizimit të vizave, të integrimeve evropiane, për lidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe për përmbylljen e procesit të njohjeve.

Në takim thuhet se është biseduar edhe për kultivimin e marrëdhënieve strategjike mes Francës dhe Kosovës dhe janë shqyrtuar mundësitë për investime të kompanive franceze në Kosovë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus