Shërbimi Informativ i Francës po i heton lidhjet e qytetarëve të saj, që respektivisht shërbejnë në misionin evropian EULEX, me strukturat ilegale në Kosovë. Siç ka mësuar e përditshmja serbe "Blic” nga burime në Prishtinë, Qeveria franceze është e interesuar veçanërisht rreth kontakteve që këshilltari politik i shefit të EULEX-it, Romuald Pichard, i mban me qeveritarët në Kosovë, të cilët janë, siç shkruan "Blic”, njëkohësisht edhe anëtarët të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Shkas për këtë hetim është vdekja e mistershme e paradokohshme e dëshmitarit kyç të rastit Limaj, dëshmitarit Agim Zogaj, për sigurinë e të cilit ka qenë përgjegjës EULEX-i. Siç ka mësuar "Blic” nga burimi i saj i mirinformuar, Romuald Pichard është i lidhur ngushtë me Kadri Veselin, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, nënkryetarin e Kuvendit dhe me Shaip Mujën, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi. Burimi i "Blic”-it deklaron gjithashtu se të tre këta të sipërpërmendurit janë të përfshirë thellë në SHIK, dhe kësisoj janë qeveri formale dhe joformale në Kosovë. /zëri/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus