Kryesore » 2012 » Maj » 11 » Fondi 3 përqindshit, nuk është “kapitull i mbyllur”, ku janë 24 milionë franga!?
12:40 PM
Fondi 3 përqindshit, nuk është “kapitull i mbyllur”, ku janë 24 milionë franga!?
Dikush po mundohet ta varrosë kontributin atdhetarë
Nga aksioni Ndihma për Pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë janë grumbulluar 24.015.500 (Edhe me shkronja: njëzet e katër milionë e pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind Franga Zvicerane në nivel të Zvicrës).Për grumbullimin e këtyre parave, merita ju përket shqiptarëve dhe të tjerëve që i kanë dhënë mjetet (paratë), si dhe anëtarëve të komisionit të të gjitha niveleve, duke filluar nga ai lokal e deri, kantonal dhe në nivel qendror shtetëror për Zvicër, që kanë punuar ditë e natë së bashku për ta grumbulluar shumën e lartshënuar, është meritë edhe e atyre që mjetet i kanë dërguar deri në Dardania Bankë në Tiranë (Shqipëri). Veprimtarët kanë punuar në mënyrë vullnetare, prej hapjes së fondit shtetëror të 3 % deri në përfundim të mbylljes së Fondit të 3 %...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus