Kryesore » 2011 » Maj » 30 » FMN: Kosova, jashtë binarëve
6:57 PM
FMN: Kosova, jashtë binarëve
Një dështim për Kosovën. Kështu e përshkruan gjendjen e tanishme monetare në Kosovë, ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, në Kosovë, Andrea Capussela, të botuar në të përditshmen britanike "The Guardian”. Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, të hënën, pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së.

Kosova kërkoi një program nga FMN për të forcuar kredibilitetin e saj si dhe për t’i plotësuar kushtet e lidhura me grantet e mëdha nga BE dhe nga Banka Botërore. Megjithatë, tani duket se edhe paratë edhe kredibiliteti ka rënë, dhe papërgjegjshmëria e qeverisë po e çon Kosovën drejt një krize fiskale.

Capusella vazhdon të kritikojë, duke thënë se elita e paaftë dhe shpesh grabitqare në Kosovë është e lirë nga llogaridhënia: sistemi juridik është jofunksional dhe i nënshtrohet ndërhyrjeve politike, shoqëria civile është e dobët dhe zgjedhjet – të cilat rregullisht përcillen me mashtrime – tërheqin më pak se gjysmën e votuesve.

Ndërkaq, duke krahasuar Kosovën, të dalë nga kthetrat e Serbisë, autori thekson se cilësia e demokracisë është më e mirë në Serbi sesa në Kosovë.

Në mënyrë që Kosova të futej në një shoqëri më të hapur e më të matur, institucionet e vendit u vendosën nën mbikëqyrjen e një mbikëqyrësi – Zyra Civile Ndërkombëtare – mandati i së cilës përfshin çdo gjë sa u përket të drejtave të njeriut, politikës ekonomike dhe tregtisë me qirinj të kishave.

Për dallim nga sytë e Amerikës, thekson Capusella, Kosova, në sytë e Evropës, është këndi më problematik, i bllokuar me kufijtë e BE-së, si dhe burim i migrimit jopopullor në rritje e sipër. Evropa, për dallim nga SHBA-të, ka një hise në zhvillimin e këtij vendi dhe ofron ndihmën më të madhe, mirëpo i mungon ndikimi, kryesisht pasi që BE është e ndarë në njohjen e Kosovës.

Para zgjedhjeve kombëtare, qeveria u premtoi shërbyesve civilë rritje pagash nga 30% deri në 50%. Komisioni Evropian, FMN-ja dhe të tjerët e kritikuan ashpër këtë rritje pagash. Ndërkaq, SHBA-të e mbrojtën. Me mbështetjen e SHBA-ve, dhe, si për befasi, me aprovimin e kreut të ICO-së, qeveria e miratoi vendimin.

"Nëse përballet me krizë fiskale, Kosova do të kërkojë të ndihmohet nga donatorët. Kjo do ta shpërblente papërgjegjshmërinë, do ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia ndaj qytetarëve të saj dhe do ta vononte për një kohë shumë të shkurtër krizën. Për fat të keq, donatorët mund të jenë të obliguar”, përfundon Capusella
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus