Fletearrst edhe për ish drejtorin e PTK Shyqëri Haxha. "Koha Ditore” shkruan se ka siguruar urdhrin e arrestimit të lëshuar nga prokurori special i EULEX-it, Olivier Beauvallet, për Gani Imerin, Shyqyri Haxhën, Idriz Ismajlin, Sami Istrefin dhe Bajram Beqirin. Të gjithë këta, përveç Haxhës tashmë janë arrestuar javën e kaluar.Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha po dyshohet për dy vepra penale krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak se, sipas prokurorit, ka punësuar njerëz me direktiva të Gani Imerit. Por gazeta shkruan se ka dyshime edhe për emrimin e një shkolle në Vushtrri me emerin e vllaut të Haxhës, Bahri Haxha. Sipas prokurorit të EULEX-it, orkestrues i dhënies së këtij statusi pa meritë, është vëllai i tij, Shyqyri Haxha. Por për Klan Kosovën Haxha Ka deklaruar se të gjitha këto muhabete janë vetëm prralla dhe asgjë më tepër. Ai nuk ka dashur të komentoj akuzat pasi sipas tij janë të kota dhe tendencioze.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus