Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Fjalosen në treg, vritet 45-vjeçari
12:32 PM
Fjalosen në treg, vritet 45-vjeçari
Në fshatin Rogovë të Hasit të komunës së Gjakovës, të premten, kur në këtë fshat është ditë tregu, ka ndodhur një vrasje, me ç’ rast është vra M. R. 45-vjeçar nga fshati Banullë i komunës së Lipjanit. Sipas zyrtarit për media të Policisë së Kosovës (Rajoni i Pejës) Xhevat Ibra, vrasjes i ka parapri një konflikt verbal (fjalosje) ndërmjet B. M. (23 vjeç) nga Malisheva dhe viktimës M. R., fjalosje kjo që ishte përshkallëzuar deri në rrahje fizike. Sipas dëshmive të para, B. M. ishte sulmuar fizikisht nga M. R., i cili me këtë rast kishte eksponuar edhe armen e zjarrtë (revolen). Duke e vërejtur këtë skenë, familjari i të sulmuarit B. M., I. M. (72 vjeç), po ashtu nga Malisheva, ka nxjerrë revolen e tij dhe ka filluar të shtënë në drejtim të viktimës(M. R.), duke i shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes, të cilën e kanë konstatuar edhe mjekët. Familjarët I. M., Xh. M. dhe B. M., pas incidentit kishin ikur nga vendi i ngjarjes dhe ishin paraqitur në stacionin e policisë në Rahovec.Pas këtij rasti policia ka konfiskuar dy revole – një të tipit "Zastava” së bashku me karikator me 8 copë fishekë të kalibrit 7,65 mm. që është gjetur te viktima dhe një tjetër të tipit "Bereta” me një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7,65 mm. që është konfiskuar nga i dyshuari për vrasje, armë kjo që dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit. Të dyshuarit I. M., Xh. M. dhe B. M. janë dërguar në stacionin e policisë në Gjakovë dhe me vendimin e prokurorit janë nën masën e ndalimit policor. Tash për tash nuk dihet motivi i fjalosjes dhe rrahjes që i paraprinë vrasjes së 45-vjeçarit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus