Kryesore » 2012»Maj»8 » Fituesi i zgjedhjeve serbe, trashgimtar i Millosheviqit
12:52 PM
Fituesi i zgjedhjeve serbe, trashgimtar i Millosheviqit
Mediat amerikane kanë përcjell dhe komentuar atmosferën dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe duke e quajtur Partinë Socialiste Serbe, trashëgimtare e Sllobodan Millosheviqit, si fituesen më të madhe. Zgjedhjet serbe janë konsideruar edhe si një referendum mbi të ardhmen e Serbisë në të cilat votuesit u përcaktuan me përqindje se sa janë për lidhje më të thella me Bashkimin Evropian, të tjerë për një politikë që shikon kah lindja dhe marrëdhëniet më të afërta me Rusinë si dhe një forcë e tretë në rritje, nostalgjike për politikën millosheviqiane të tetëdhjetave dhe nëntëdhjetave. Lideri i socialistëve, pretendues i kërrigës së premierit serb, Ivica Daqiq, ‘asnjëherë nuk ka kërkuar falje për luftërat në Ballkan në të nëntëdhjetat në të cilat vdiqën të paktën 125 mijë njerëz,’ shkruan The New York Times. Linja e tij më e fortë drejt Evropës dhe Kosovës do ta bëj atë një bashkëbisedues të papajtueshëm për Brukselin dhe Washingtonin po qe se bëhet kryeministër, shkruan gazeta dhe kujton deklaratat e mëhershme të tij për ndarjen potenciale të Kosovës si një zgjidhje të qëndrueshme, një ide kjo që thuhet se alarmon Brukselin dhe Washingtonin.Analistë të tjerë vlerësojnë se ardhja në pushtet e Tomisllav Nikoliqit dhe Daqiqit do të ndryshojë politikën e deritashme serbe të pajtimit ndaj rajonit, përfshirë edhe fqiun e saj, Kosovën. New York Times e quan Nikoliqin, një adhurues të madh të Rusisë i cili njëherë kishte deklaruar se më parë do ta preferonte Serbinë si një krahinë të Rusisë se sa anëtare të Bashkimit Evropian.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus