Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Fatmir Limajt i vazhdohet gjykimi
4:22 PM
Fatmir Limajt i vazhdohet gjykimi
Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin "Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm, raporton Koha.Trupi Gjykues gjeti se për shkak të përgjegjësive të tyre komanduese gjatë luftës duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit. Ndërsa u liruan plotësisht nga të gjitha pikët e aktakuzës Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sahit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi. 

Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK'së akuzoheshin për krime lufte.

Sot aktvendimi për rastin 
Në seancën e sotme gjyqësore në rastin "Kleçka” trupi gjykues pritet ta marrë aktvendimi përfundimtar për dhjetë të akuzuarit e këtij rasti, përfshirë këtu edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Kjo fazë vjen pasi trupi gjykues në këtë rast i ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat dhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari "X”, mbi të cilat prokurori Maorizio Salustro e kishte mbështetur akuzën e tij, si dhe pas paraqitjes me shkrim të fjalës përfundimtare nga prokurori dhe mbrojtja në këtë rast.

Mbrojtja ka shprehur besim të thellë se dëshmitë e mbetura në lëndë, pas hedhjes poshtë të atyre të "X”-it, do të bëjnë që aktvendimi përfundimtar të jetë për lirimin e të pandehurve, pasi që, sipas tyre, dëshmitë e mbetura nuk përbëjnë kurrfarë baze për dënimin e klientëve të tyre.

Proceduralisht, pas vendimit përfundimtar të trupit gjykues në këtë rast, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese.

Seanca e sotme pritet të mbahet prej orës 14:00 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus