Kryesore » 2011»Maj»15 » Familja Geci gjobitet më 1.000 euro për “kuvendin e karrigeve”
9:58 AM
Familja Geci gjobitet më 1.000 euro për “kuvendin e karrigeve”
Grushtet e karriget në Kuvendin VI të LDK-së, familjes Geci i ka kushtuar "më së shumti”, shkruan sot Koha Ditore. Një mijë euro gjobë i kanë paguar Gani Geci, Arben Geci, Esat Geci e Arton Geci për incidentin në Kuvendin e LDK-së që tashmë ka fituar epitetin si "kuvendi i karrigeve”. Aktgjykimi i Gjykatës Komunale të Prishtinës, vëllezërve Geci u ka shkuar me postë në Llaushë të Skenderajt në janar, disa javë pas shpalljes së aktgjykimit për vepër penale të lëndimit të lehtë trupor. Gjyqtari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nexhmedin Sejdiu, e ka shpallur aktgjykimin më 24 dhjetor të vitit të kaluar bazuar në një urdhër ndëshkimor të Prokurorisë Komunale të Prishtinës. Njëri nga njerëzit që "hija e incidentit” e kishte shoqëruar për gjashtë vjet, Gani Geci, nuk e ka të qartë se si ka mundur të shpallet ky aktgjykim nga Gjykata Komunale, kur dihet fakti se ka qenë një proces duke u zhvilluar në një gjykatë tjetër – atë të Qarkut në Prishtinë. Në aktgjykimin e Komunales nuk figurojnë dy vepra penale për të cilat akuzoheshin Arton, Gani e Esat Geci atë të pengimit të personit zyrtar e as vepra për armëmbajtje të armëve që rëndonte mbi Arton Gecin. Derisa në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë akuzoheshin vetëm Arton, Gani e Esat Geci, në aktgjykimin e Gjykatës Komunale fajtor është shpallur edhe Arben Geci, i cili nuk ishte akuzuar asnjëherë nga Prokuroria e Qarkut e Prishtinës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus