Kryesore » 2011 » Tetor » 23 » Fajon: Kosova, pas dy vjetëve - pa viza!
7:04 PM
Fajon: Kosova, pas dy vjetëve - pa viza!
Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon, ka deklaruar se Kosova duhet të pres së paku edhe dy vjet për liberalizim vizash."Do të duhen edhe dy vjet derisa Kosova të fitojë regjimin pa viza për në shtetet e BE-së. Nga Prishtina do të kërkohet që t’i plotësojë kushtet teknike”, ka thënë Fajon për të përditshmen e Novi Sadit, Dnevnik.Ndërkaq, sa i përket numrit të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, Fajon ka thënë se për Serbinë, numri i tyre nuk do të ndikojë në marrjen e statusit të kandidat për BE.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë më herët pati raportuar se nga 10.300 kërkesa të përgjithshme, Serbia, së bashku me Kosovën, ka qenë vendi i tretë për nga numri i azilkërkuesve në 44 shtete të zhvilluara
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus