Prokuroria e EULEX-it ka njoftuar se ka zgjeruar dosjen e hetimeve rreth incidenteve në veri që nga 25 korriku e deri tash. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, tha se janë mbledhur shumë prova që do të qojnë në ndriçimin e shumë gjërave dhe nxjerrjen e përgjegjësve. Gjithashtu, mësohet se është rritur edhe numri i fletë-arresteve të lëshuara.Deri më tani, 35 dëshmitarë ka siguruar prokuroria e EULEX-it që do të dëshmojnë rreth incidenteve në veri të vendit, prej 25 korrikut, kur u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it.Burime brenda prokurorisë së EULEX-it kanë thënë se është zgjeruar gjithashtu edhe numri i fletë-arresteve të lëshuara për serbë, të përfshirë në organizmin dhe sulmin ndaj autoriteteve të rendit.Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka thënë se hetimet janë duke u bërë në mënyrë intensive, për të gjitha incidentet që kanë ndodhur. Ai ka thënë se dëshmitë janë duke u mbledhur dhe dëshmitarët duke u intervistuar.Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit ka njoftuar gjithashtu se hetimet rreth veriut janë në duart e katër prokurorëve ndërkombëtar. /rtk/
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus