Zyrtarë të EULEX-it thonë se në veri të Kosovës po mbretëron situatë e tensionuar. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, i tha Radios Evropa e Lirë se deri më tash nuk është raportuar për asnjë incident. "Deri më tash nuk kemi ndonjë raport për ndonjë incident. Është e drejtë të thuhet se situata është e tensionuar", tha ai. "Disa barrikada janë të vendosura tashmë në disa udhëkryqe të rrugëve në veri të Kosovës”, bëri të ditur Hawton. (REL) Deputetët e SRS-së (Partia Radikale Serbe), të cilët sot në mëngjes u nisën drejt Mitrovicës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve serbë në veri të qytetit, kanë hyrë në Kosovë përmes "rrugëve alternative”, raporton B92. Më herët, ata u ndaluan në Jarinjë, sikurse edhe në Bërnjakë, nga pjesëtarët e KFOR-it, pasi që kjo pikë kufitare është e mbyllur nga KFOR-i dhe e bllokuar në anën tjetër nga serbët.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus